Bekim Haxhiu: Mbështetje e fuqishme për PDK-në nga Dubovci dhe Prishtina

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar takime me bashkëluftëtarë dhe qytetarë në Dubovc të Vushtrrisë dhe në Prishtinë.

Gjatë këtyre takimeve, Haxhiu ka marrë mbështetje të madhe për vizionin dhe programin e PDK-së, si dhe për kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza.

Ai theksoi rëndësinë e bashkimit për të sjellë ndryshime pozitive në Kosovë, duke premtuar angazhim maksimal për të përfaqësuar interesat e qytetarëve në Kuvend.

“Mbështetja juaj na jep motiv dhe përgjegjësi që të punojmë edhe më shumë për Kosovën dhe qytetarët e saj,” tha Haxhiu gjatë fjalimeve të tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë