Abelard Tahiri merr mbështetje të fuqishme nga Klina e Poshtme dhe Çirezi

Kandidati për deputet nga PDK, Abelard Tahiri, ka ndarë emocionet e tij pas një mbrëmjeje të mbushur me përkrahje në Klinë të Poshtme dhe Çirez të Skenderajt. Ai theksoi mirënjohjen ndaj qytetarëve që kanë zgjedhur të rrugëtojnë bashkë me PDK-në në përmbushjen e vizionit për një Kosovë më të zhvilluar.

“Mbrëmë morëm një mbështetje të madhe për misionin që kemi para vetes – për ta bërë Kosovën më mirë, me Bedri Hamzën kryeministër. Jam mirënjohës ndaj burrave, grave, të rinjve dhe të rejave që besojnë në këtë rrugëtim”, tha Tahiri.

Ai vuri theksin tek rëndësia e zhvillimit ekonomik, meritokracisë dhe krijimit të një perspektive të qëndrueshme për rininë, duke e përshkruar Kosovën e ardhshme si një vend të mundësive dhe shpresës.

#PDK131❤️
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#AbelardTahiri10

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë