Valon Grabovci: “Kosova mundet ma mirë me Bedri Hamzën kryeministër!”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka theksuar angazhimin e tij për Kosovën dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në fjalimin e tij para bashkëluftëtarëve.

Ai ka shprehur besimin se Kosova mund të ecë përpara dhe të sigurojë një të ardhme më të mirë me Bedri Hamzën si kryeministër.

“Aty ku zemra rreh fort, në mesin e bashkëluftëtarëve të UÇK-së! Kosova mundet Ma Mirë edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me Bedri Hamzën kryeministër!” – ka thënë Grabovci.

Grabovci, një figurë e njohur për angazhimin e tij, ka nënvizuar se mbështetje e UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë është themeli i Kosovës së pavarur dhe të ardhmen e saj do ta udhëheqë një udhëheqës i përkushtuar si Bedri Hamza.

#PDK131
#BedriHamza1
#ValonGrabovci55

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë