Theren me thikë dy vëllëzër në Drenas, arrestohen tre të dyshuar- policia jep detaje për rastin

Dy vëllezër kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas pas një sulmi me mjet të mprehtë.

Vrasja në tentativë mdodhi pasditën e së shtunës në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas policisë, njëri prej tyre u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.

Hetimet për rastin vazhdojnë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë