Lulzim Nika: Partneriteti me ShBA-në është shtyllë e së ardhmes së Kosovës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Nika, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënies mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë partneritet si një shtyllë të pazëvendësueshme për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.

“Marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së ka qenë jetike në çdo fazë të rrugëtimit tonë – nga çlirimi, njohja ndërkombëtare e deri te zhvillimi ekonomik dhe forcimi i sigurisë. Ky partneritet i fortë mbetet garancia për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, tha Nika.

Ai shprehu besimin se mbështetja e ShBA-së do të vazhdojë, duke vlerësuar rolin e administratës amerikane në avancimin e interesave të Kosovës. “Nga miqtë tanë amerikanë, mund të presim mbështetje të vazhdueshme, si një aleat dhe partner strategjik i përhershëm”, shtoi ai.

Lulzim Nika përfundoi duke falënderuar ShBA-në për rolin e saj të pakrahasueshëm në zhvillimin e Kosovës dhe duke shprehur mirënjohje për këtë miqësi historike.

Zoti e bekoftë miqësinë mes Kosovës dhe Amerikës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë