Ferat Shala: “Veteranët dhe familjet e dëshmorëve meritojnë trajtim të drejtë e dinjitoz”

Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka theksuar rëndësinë e trajtimit dinjitoz të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjeve të dëshmorëve.

“Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjtë e lirisë dhe pavarësisë sonë, meritojnë trajtim të drejtë e dinjitoz. Pensionet për veteranët do të rriten, dhe ne do të sigurojmë që familjet e dëshmorëve të mos i humbin ato, pavarësisht nëse janë të punësuar,” ka thënë Shala.

Ai ka theksuar se ky është një borxh moral dhe një zotim i palëkundur për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për të gjithë.

#PDK131
#FeratShala16

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë