Fadil Nura shpreh ngushëllime për aksidentin tragjik në Çubrel

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë, në fshatin Çubrel.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

“Në këto çaste të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërkaq të lënduarve iu dëshiroj shërim të shpejtë”, tha Nura.

Ai gjithashtu u shpreh se po lutet për shëndetin e të lënduarve dhe për tejkalimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë