Betim Gjoshi: Entuziazëm i madh për fitore, Drenasi mbështet fuqishëm Bedri Hamzën për Kryeministër

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka shprehur falënderimin e tij për mbështetjen që ka marrë në Drenas, duke theksuar entuziazmin dhe energjinë e qytetarëve në prag të zgjedhjeve.

“Kur jemi vetëm dy javë para zgjedhjeve, po vërehet një entuziazëm i madh për fitore. Drenasi e dëshmoi dje me energji dhe entuziazëm që ka vendosur për Bedri Hamzën Kryeministër. Jam falënderues edhe unë si kandidat me numrin 50 për mbështetjen që mora. Mos u ndalni edhe këto dy javë, ky është viti juaj dhe i Kosovës”, deklaroi Gjoshi.

Ai përfundoi duke theksuar që fitorja është e sigurt: “Betimi në Fitore.”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë