Bekim Haxhiu: Mbështetje e madhe për programin e PDK-së në Drenicë dhe rrethinë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka vizituar sot disa fshatra të Skenderajt dhe Drenasit, përfshirë Makërmalin, Vitakun, Pemishtën, Polacin dhe Likoshanin, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për programin politik të PDK-së dhe kandidaturën e Bedri Hamzës për Kryeministër të Kosovës.

“Entuziazmi dhe përkushtimi që pashë sot në këto zona për Programin e PDK-së dhe vizionin e Kryeministrit tonë të ardhshëm, z. Bedri Hamza, është një motivim i madh për të gjithë ne. Ky bashkim tregon se qytetarët janë të vendosur për një të ardhme më të mirë”, tha Haxhiu gjatë takimeve.

Ai falënderoi banorët për mikpritjen dhe angazhimin, duke theksuar se programi i PDK-së fokusohet në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe krijimin e mundësive të reja për të gjithë qytetarët e Kosovës.

#PDK131 ✅
#BedriHamzaKryeministër ✅
#MemliKrasniqi ✅
#BekimHaxhiuKamishi ✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë