Altin Krasniqi: Të rinjtë janë forca kryesore për ndërtimin e së ardhmes së vendit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin dhe anëtarët e rinj të PDK-së në komunën e Klinës.
Gjatë këtij takimi, Krasniqi vuri theksin te rëndësia e angazhimit të të rinjve në politikë, duke diskutuar sfidat me të cilat përballet rinia sot dhe idetë që mund të ndihmojnë zhvillimin e mëtejshëm të platformës së PDK-së.
“Në këtë takim diskutuam për rëndësinë e promovimit të të rinjve dhe rolin e tyre vendimtar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë. Rinia është forca kryesore që do ta çojë përpara Kosovën dhe për këtë arsye, PDK-ja mbetet e përkushtuar për t’i dhënë atyre hapësirën dhe mbështetjen e nevojshme,” tha Krasniqi.
Ai gjithashtu theksoi se ideja e platformës politike të PDK-së është ndërtuar mbi vlerat e përfshirjes dhe zhvillimit, duke u fokusuar në politikat që adresojnë nevojat dhe ambiciet e të rinjve.
Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi, ku të rinjtë e PDK-së në Klinë prezantuan ide dhe nisma konkrete për përmirësimin e jetës së të rinjve dhe rritjen e angazhimit të tyre në proceset vendimmarrëse.
#PDK131
#BedriHamzaKryeministër
#MemliKrasniqi
#AltinKrasniqi