Aksidenti me tre të vdekur në Çubrel, e përfshirë edhe një veturë e Policisë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel.
Numri i viktimave nga aksidenti ka shkuar në tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë”.
Policia ka njoftuar se “si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë.
Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.
Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.