Incident në Llapushnik: Nxënësi i mitur theret me thikë, i dyshuari arrestohet
Një incident i rëndë ka ndodhur të premten në mesditë në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku një nxënës i mitur është therur me thikë nga një tjetër i mitur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar menjëherë ndihmën mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./DrenicaOnline/