Tre te therur me thikë në Skenderaj, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Skenderajt, ku një i mitur është arrestuar për shkak të një përleshjeje fizike me dy të mitur të tjerë.

Gjatë incidentit është përdorur një mjet i mprehtë, një thikë, duke shkaktuar lëndime trupore tek të tre të përfshirët.

Pas ndihmës mjekësore të ofruar për të lënduarit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Policia apelon për qetësi dhe bashkëpunim nga qytetarët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë