Ramiz Lladrovci: Vota për Arta Nallbanin, vlerësim për gratë në vendimmarrje

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim Arta Nallbanin, drejtoreshën e qeverisjes lokale në Pejë dhe kandidate për deputete nga PDK me numrin 102.

Lladrovci e ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e Nallbanit, duke theksuar: “Vota për Artën është votë për një drejtoreshë të suksesshme, për një nënë dhe bashkëshorte të çmuar, për një grua me vlerë në vendimmarrje.”

Ai nënvizoi se gratë në vendimmarrje kanë qenë gjithmonë shembull i qeverisjes së mirë dhe performancës, duke ftuar qytetarët dhe elektoratin e PDK-së ta mbështesin kandidaturën e saj.

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#ArtaNallbani102

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë