Veterani i njohur i UÇK-së pëson aksident në Drenas, ishte “live” në Facebook

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Kuka ka pësuar sot aksident derisa ishte “live” në rrjetin social Facebook në qytetin e Drenasit.

Përderisa ai po fliste për Drenicën, dëgjohet një zhurmë dhe pas të bërtitura.

Në video duket se Kuka është lënduar dhe veturat kanë pësuar dëme gjatë përplasjes.

Në vendin e ngjarjes siç shihet në incizimin e drejtpërdrejtë, kanë arritur edhe Ambulanca dhe Policia.

Në video Kukaj dhe shoferi i automjetit tjetër dëgjohen se e akuzojnë njëri-tjetrin se e kanë shkaktuar aksidentin.

Kukaj duke rënkuar tregon se ia ka lënduar duart.

“Llajv jam kanë ky më ka dalë përpara.”, tha Kukaj.

Kukaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë