Valon Grabovci: Kosova mundet më mirë me vizionin e Bedri Hamzës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka zhvilluar një takim me banorët e Katundit të Ri në Pejë, ku ka prezantuar një pjesë të programit qeverisës të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Sonte në Katundin e Ri në Pejë shpalosëm një pjesë të programit qeverisës të kryeministrit Bedri Hamza dhe u pajtuam që Kosova mundet më mirë!” ka deklaruar Grabovci.

Ai ka theksuar rëndësinë e një vizioni të qartë dhe përkushtimit për të sjellë ndryshime pozitive në Kosovë.

#PDK131
#ValonGrabovci55

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë