Momenti kur qeni hyri në shkollë, nxënës e mësimdhënës shihen duke vrapuar

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok në Suharekë, ku një qen u fut brenda ambienteve të shkollës duke lënë të lënduar katër nxënës.

Siç konfirmoi Policia e Kosovës të mërkurën përveç nxënësve, qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policorë kur i janë përgjigjur rastit në fjalë.

Policia bëri të ditur se qeni është asgjësuar nga zyrtari që ishte në rast.

Më vonë u publikuan edhe pamjet kur qeni hyn në korridorin e shkollës, ndërsa nxënësit shihen duke ikur. Në pamje shihen edhe persona të moshës së rritur që u aludua se janë pjesë e stafit të shkollës, pra mësimdhënës.

Nxënëset e lënduara janë dërguar në urgjencë për mjekim.

Për këtë, Policia ka identifikuar pronarin e qenit, dhe e ka arrestuar atë.

“Dy nxënës kanë marr lëndime nga sulmi i qenit dhe janë në shërim në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku një nxënës Femër, e lindur në vitin 2017 ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit. Dy nxënës kanë marr lëndime të lehta nga largimi ndaj sulmit. Hetimet rajonale bashkë me njësit tjera janë duke hetuar rastin”, njoftoi ditën e djeshme Policia e Kosovës.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë