Pritje madhështore në Prizren për Patriot Krasniqin
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Patriot Krasniqi, ka përshëndetur pritjen e ngrohtë dhe entuziaste që mori nga qytetarët e Prizrenit në një tubim të organizuar nga tri nëndegë të këtij qyteti.
Në këtë ngjarje të mbushur me emocion dhe energji pozitive, Krasniqi falënderoi të pranishmit për mbështetje dhe përkushtim të pandërprerë ndaj PDK-së dhe programit të saj.
Ai theksoi se mobilizimi dhe entuziazmi i qytetarëve për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës janë dëshmi e fuqisë dhe qëndrueshmërisë së partisë. Krasniqi shtoi se koha ka dëshmuar se shteti i Kosovës mund të ecë përpara vetëm me një PDK të fortë dhe të bashkuar, ndërsa shprehu besimin se Bedri Hamza do të jetë Kryeministri që do të drejtojë vendin në një të ardhme më të mirë.
“Entuziazmi i qytetarëve në Prizren është një shenjë e qartë e angazhimit dhe besimit të paepur që ata kanë në PDK dhe në liderët e saj. Faleminderit të gjithëve për mbështetje dhe përkrahjen tuaj të fuqishme. Me Bedri Hamzën për Kryeministër, Kosova do të ecë përpara”, tha Krasniqi gjatë fjalës së tij.
Pritja nga qytetarët ka konfirmuar edhe njëherë se PDK po fiton mbështetje të madhe nga të gjitha shtresat e shoqërisë, duke krijuar një entuziazëm të ri për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.
#PDK131 ✅
#BedriHamza1 ✅
#MemliKrasniqi2 ✅
#PatriotKrasniqi88 ✅