Nuredin Lushtaku kujton 27-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari: “Simbol i sakrificës sublime për kombin shqiptar”
Kandidati për deputet nga Koalicioni AAK, Nisma dhe Ideal, Nuredin Lushtaku, ka nderuar sot me respekt të thellë 27-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Familjes Legjendare Jashari.
Duke përkujtuar rezistencën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Hamëz Jasharit dhe familjes së tyre ndaj forcave paramilitare serbe në vitin 1998, Lushtaku theksoi se kjo familje mbetet simbol i sakrificës sublime për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar.
“Familja Jashari, me guximin dhe qëndresën e tyre të pathyeshme, janë burim frymëzimi për brezat që luftuan dhe vazhdojnë të punojnë për një Kosovë të lirë dhe sovrane. Ata janë shembull i pavdekshëm i dashurisë për atdheun dhe idealet më të larta kombëtare,” deklaroi Lushtaku.
Familja Jashari mbetet një shtyllë e fortë e historisë së Kosovës, duke kujtuar të gjithë sakrificën për liri që sot gëzon populli shqiptar.