Jakup Nura takon përkrahësit në Abri të Poshtme dhe Plluzhinë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Të hënën, Nura, i cili mban numrin 11 në listën zgjedhore të PDK-së, bashkë me bashkëpartiakët e tij, ka vizituar fshatrat Abri e Poshtme dhe Plluzhinë, ku është takuar me përkrahës të kësaj partie.

Në një postim në Facebook, Nura ka vlerësuar mbështetjen e banorëve të këtyre fshatrave, duke theksuar se ata i kanë qëndruar besnikë PDK-së që nga themelimi i saj.

“Takimet e mbrëmshme në Abri të Poshtme dhe Plluzhinë, me përkrahësit që i kanë qëndruar besnikë Partisë Demokratike të Kosovës që prej themelimit të saj, për të vazhduar kështu së bashku drejt fitores së 9 shkurtit,” ka shkruar Nura.

Fushata e tij po vazhdon me intensitet, duke synuar të sigurojë mbështetje të gjerë në zgjedhjet e ardhshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë