Betim Gjoshi del nga spitali dhe premton rikthim të fuqishëm në fushatë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, është shëruar nga një ndërhyrje kirurgjikale pas një aksidenti të javës së kaluar dhe është liruar nga Klinika e Ortopedisë në QKUK.
Në një postim, Gjoshi shprehu mirënjohje të thellë për mjekët, infermierët dhe stafin teknik që kujdesen për të, duke veçuar doktorët Pleuratin, Blerimin, Gjemën dhe Benin, si dhe motrat Bardhën dhe Blerinën për përkushtimin e tyre.
Gjithashtu, ai falënderoi qindra njerëz që e vizituan dhe mijëra të tjerë që treguan interes për shëndetin e tij. Tani pranë familjes, Gjoshi theksoi se është gati për t’u rikthyer në terren dhe për të vijuar fushatën zgjedhore.
“Asgjë nuk na ndal në rrugëtimin për një Kosovë më të mirë,” tha ai, duke konfirmuar përkushtimin ndaj vizionit të PDK-së.
#PDK131
#BetimiPërFitore