Aurora Berisha viziton Gradicën dhe Likoshanin: “Sakrificat e këtyre fshatrave na motivojnë për një Kosovë më të mirë”

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka zhvilluar takime me banorët e Gradicës dhe Likoshanit, fshatra me një histori të pasur kontributi për lirinë e Kosovës.

Në Gradicë, Berisha u prit nga familja Ahmeti, ndërsa në Likoshan, mikpritjen ia rezervoi familja Gjeli. Ajo vlerësoi rolin e këtyre fshatrave në historinë e Kosovës dhe theksoi përgjegjësinë që bartin institucionet për të punuar në drejtim të një të ardhmeje më të mirë.

“Të dy këto fshatra kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës. Prandaj, sot, është përgjegjësia jonë t’ua kthejmë me punë dhe angazhim për një të ardhme më të mirë,” tha Berisha.

Kandidatja falënderoi banorët për mbështetjen e tyre të madhe dhe shprehu vendosmërinë e saj për të ndërtuar një Kosovë të denjë për sakrificat e popullit.

#PDK131 #BedriHamza #MemliKrasniqi #AuroraBerisha #AuroraBerisha68

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë