Ariana Musliu- Shoshi falënderon banorët e Polacit për mbështetjen ndaj PDK-së

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj banorëve të Polacit për besnikërinë dhe përkrahjen që ata kanë treguar ndër vite ndaj kësaj partie.

“Polaci, vend i traditës dhe qëndresës, ka dëshmuar gjithmonë besnikëri ndaj vlerave të përbashkëta. Me mirënjohje të thellë, ju falënderoj që gjithmonë jeni në krahun e duhur të historisë dhe gjithmonë në përkrahje të PDK-së. Faleminderit!” – ka shkruar Musliu-Shoshi në një postim në rrjetet sociale.

Duke e përfunduar mesazhin me sloganin e saj zgjedhor “#ARIANA18” dhe duke përmendur kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, ajo ka ftuar banorët e Polacit dhe gjithë mbështetësit e PDK-së të qëndrojnë të bashkuar për zgjedhjet e ardhshme.

#PDK131
#BedriHamza1
#ArianaMusliuShoshi18

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë