Aksident me të lënduar në Drenas, përfshihet vetura e Policisë së Kosovës
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi të mërkurën në Drenas, rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave ishte zyrtare e Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal,” ka deklaruar Ahmeti.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve dhe shkaqet e aksidentit pritet të bëhen të ditura pas hetimeve të mëtejshme.