Abelard Tahiri: Rezalla, Tica dhe Likoci tregojnë përkushtim të jashtëzakonshëm për PDK-në
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka zhvilluar një takim entuziast me banorët e Rezallës, Ticës dhe Likocit, të cilat i cilësoi si “tri nyje të lavdishme të sakrificës dhe luftës çlirimtare”.
“Rezalla, Tica dhe Likoci i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, na pritën mbrëmë me entuziazëm dhe plot shpresë për ditët e mira që na presin. Jashtëzakonisht mirënjohës ndaj banorëve të këtyre vendbanimeve monumentale për mbështetjen e madhe dhe mobilizimin e tyre”, ka shkruar Tahiri në një postim.
Ai gjithashtu ka theksuar se banorët e këtyre zonave kanë dhënë një mbështetje të fuqishme për liderin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe vizionin e partisë për ta bërë Kosovën më të mirë.
Mesazhi i tij përforcon përkushtimin e PDK-së për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për Kosovën, duke u bazuar në vlerat e luftës çlirimtare dhe mbështetjen e fuqishme të qytetarëve.
#PDK131
#BedriHamza1
#AbelardTahiri10