Sallat e vogla për masovitetin e përkrahësve të PDK-së – Isak Neziri mirëpritet me ovacione në Suharekë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, është pritur me përkrahje të jashtëzakonshme në Suharekë, ku jehuan thirrjet “Bedri Hamza… Bedri Hamza”.

Në fjalimin e tij, Neziri falënderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive, duartrokitjet dhe besimin e dhënë për vizionin e PDK-së dhe kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza.

“Vërtetë sallat janë të vogla për masovitetin e përkrahësve të PDK-së në këto zgjedhje. Faleminderit për çdo thirrje, çdo duartrokitje dhe për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar,” tha Neziri.

Me këtë atmosferë entuziaste, Suhareka i dha një shtysë të fuqishme Partisë Demokratike të Kosovës drejt fitores.

#PDK131
#BedriHamza1
#IsakNeziri99

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë