Rrahman Rama: Koshtova dhe Studimja, dëshmi e mbështetjes për një Kosovë më të mirë

7-shi i PDK-së, Rrahman Rama, vazhdon të marrë përkrahje të jashtëzakonshme në takimet e tij me qytetarët në fshatrat e Kosovës. Ish-komandanti i Zonës Operative të Shalës dhe gjenerali i FSK-së, gjatë vizitave në Koshtovë të Mitrovicës dhe në Studime të Poshtme të Vushtrrisë, gjeti mbështetje të madhe për vizionin e tij dhe të PDK-së për një të ardhme më të mirë.

“Faleminderit Koshtovë për mikpritjen dhe mbështetjen tuaj! Së bashku për një Kosovë #mamirë me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza!” u shpreh Rama pas takimit në Koshtovë.

Ndërsa në Studime të Epërme dhe të Poshtme, Rama theksoi frymëzimin që merr nga qytetarët:
“Nga Studime e Epërme në Studime të Poshtme, mikpritja dhe mbështetja janë të jashtëzakonshme. Këto takime na frymëzojnë për të vazhduar me vendosmëri drejt një të ardhme më të mirë për Kosovën!”

Rrahman Rama vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij për qytetarët dhe mbështetjen për kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza, duke forcuar besimin e qytetarëve në vizionin e PDK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë