Nuredin Lushtaku: Dobrosheci rreshtohet pas koalicionit për Kosovën Fituese

Kandidati për deputet nga Koalicioni AAK-Nisma-Ideal, Nuredin Lushtaku, ka falënderuar banorët e Dobroshecit për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë takimit të mbajtur sonte.

“Faleminderit për përkrahjen, Dobroshec! Jam i nderuar nga gatishmëria juaj për t’u rreshtuar pas Koalicionit Për Kosovën Fituese, me numrin 137,” deklaroi Lushtaku, duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e banorëve në mbështetje të këtij koalicioni.

Ai theksoi se bashkë me qytetarët, Koalicioni Për Kosovën Fitues do të punojë për një të ardhme më të mirë për vendin dhe gjithë qytetarët e saj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë