Hajdar Beqa: Respekt i përjetshëm për veteranët e UÇK-së dhe dëshmorët e kombit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona e Llapit, duke i cilësuar ata si simbol të qëndresës dhe sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Nder i veçantë të takoj bashkëluftëtarët e UÇK-së, të cilët mbrojtën me gjak dhe sakrifica të panumërta idealet tona për liri. Rrugëtimi ynë si shtet duhet të udhëhiqet nga vlerat që ata përfaqësojnë,” deklaroi Beqa.

Ai theksoi se ruajtja e arritjeve dhe forcimi i themeleve të shtetësisë është detyrë e çdo qytetari, duke kujtuar se dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë meritojnë respekt të përjetshëm.

“Lavdi dëshmorëve dhe përulësi para çdo luftëtari të lirisë,” përfundoi kandidati i PDK-së.

Kjo thirrje për bashkim rreth vlerave të luftës për liri vjen në prag të zgjedhjeve, duke riafirmuar përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së historisë dhe arritjeve të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë