Floriana Rugova: Për sport, kulturë dhe art – Kosova mundet më mirë me PDK-në!

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Floriana Rugova, gjatë vizitës në Klubin e Futbollit Trepça – një ndër më të vjetrit dhe më të respektuarit në vend – ritheksoi rëndësinë e mbështetjes për sportistët dhe artistët që e përfaqësojnë denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Sporti dhe kultura janë ambasadorët tanë më të mirë. Sportistët dhe artistët tanë na kanë zbardhur fytyrën gjithandej, dhe është detyra jonë t’i mbështesim ata, duke krijuar kushte më të mira për të arritur suksese edhe më të mëdha,” u shpreh Rugova.

Ajo nënvizoi se sporti, kultura dhe arti janë shtylla të rëndësishme të programit të PDK-së dhe të Bedri Hamzës për kryeministër. Gjithashtu, ajo përmendi kontributin e jashtëzakonshëm të Memli Krasniqit në mbështetjen e sportistëve gjatë kohës sa ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke theksuar se kjo mbështetje duhet të avancohet edhe më tej.

Floriana Rugova ftoi qytetarët që më 9 shkurt të votojnë për vizionin e PDK-së për një Kosovë më të mirë:

🗳️ Voto PDK #131
✅ Bedri Hamza #1
✅ Memli Krasniqi #2
✅ Floriana Rugova #81

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#FlorianaRugova81

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë