Fadil Demaku: Mbështetje e jashtëzakonshme nga Domaneku dhe Krajkova për PDK-në!

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku, është pritur me përkrahje të jashtëzakonshme nga banorët e fshatrave Domanek dhe Krajkovë gjatë takimeve të zhvilluara me ta.

Demaku falënderoi të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj PDK-së dhe vizionit të saj për një Kosovë më të mirë.

Ai premtoi se së bashku me liderin e partisë, Bedri Hamzën, do të punojnë pa u lodhur për të sjellë zhvillim dhe mundësi për të gjithë qytetarët.

“Kosova mundet ma mirë me Bedri Hamzën Kryeministër!” – deklaroi Demaku, duke theksuar se PDK-ja është e gatshme të udhëheqë me përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të vendit.

#PDK131
#FadilDemaku19
#BedriHamza1

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë