Banorët e Studimes mbështesin fuqishëm Rrahman Ramën – 7-shin e PDK-së
Ish-komandanti i Zonës Operative të Shalës dhe ish-gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama, ishte sonte në fshatin Studime të Vushtrrisë, ku u prit me mbështetje të madhe nga banorët.
Në garën e tij për deputet me numrin 7 në listën e PDK-së, Rama po dëshmon se besimi dhe përkrahja për vizionin e tij dhe të kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza, po rritet çdo ditë.
“Takim i ngrohtë sonte me banorët e Studimes që duan një të ardhme më të mirë për Kosovën. Faleminderit për mbështetjen! Bashkë, drejt një të ardhme #mamirë!” u shpreh Rama në mesazhin e tij për bashkëqytetarët.
Rrahman Rama mbetet një zë i fortë i Partisë Demokratike të Kosovës, i përkushtuar për të çuar përpara kauzën e zhvillimit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët.