Shahin Dervishaj: Pritje e jashtëzakonshme në Klladernicë, mesazh për besimin dhe përkushtimin ndaj Kosovës
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, është pritur me entuziazëm nga banorët e fshatit të tij të lindjes, Klladernicë. Në një takim të ngrohtë me qytetarët, Dervishaj ka ndarë emocionet e tij për pritjen që i është rezervuar dhe ka përcjellë mesazhe përkushtimi.
“Jo vetëm për fjalët që qytetarët më thanë, por për besimin që ndjeva nga ato duar që mi zgjatën. Më besoni se çdo hap që bëj, është për ju. Çdo mundim është për të pasur një Kosovë më të mirë, një Kosovë që mbron çdo fshat, çdo qytet, çdo familje,” ka thënë Dervishaj.
Ai ka falënderuar banorët për mbështetjen dhe ka shprehur optimizmin e tij për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe përkushtimit për të mirën e vendit.
“Zoti ju ruajt njerëz të mirë, ky mund na u shpërbleftë me fitore ditën e 9 shkurtit,” përfundoi ai.
PDK, me moton e saj për një Kosovë më të fortë, vijon fushatën me energji, ndërsa qytetarët e shumtë tregojnë përkrahjen për kandidatët e saj, përfshirë Shahin Dervishajn, i cili garon me numrin 77 në listën e PDK-së.
#PDK131 ✅
#BedriHamza1 ✅
#ShahinDervishaj77 ✅