Aurora Berisha: “Diskutimet me qytetarët po na mbushin me shpresë për 9 shkurtin”

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Aurora Berisha, ka zhvilluar një sërë takimesh me qytetarë të Drenicës dhe Kosovës, ku është pritur me përkrahje dhe entuziazëm.

Gjatë një takimi me fermerët e Drenasit, ajo prezantoi programin e PDK-së, duke theksuar mbështetjen që ky vizion parasheh për zhvillimin e bujqësisë dhe fermerëve të vendit.

Më pas, Berisha u takua me banorët e fshatrave Komoran dhe Bellanicë, ku diskutoi për prioritetet dhe sfidat lokale. “Përkrahja dhe entuziazmi i këtyre banorëve tregon besimin dhe vullnetin e pathyeshëm që kanë në Partinë Demokratike të Kosovës,” u shpreh ajo.

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#AuroraBerisha68

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë