Altin Krasniqi merr mbështetje të madhe në disa fshatra të Malishevës
Altin Jakup Krasniqi, të hënën ka mbajtur tubimin e tij elektoral në disa fshatra të Malishevës, ku edhe është mirëpritur nga një numër i madh i simpatizantëve të tij, ku edhe i kanë dhënë mbështetjen që në pas zgjedhjeve të 9 Shkurtit, Krasniqi t’i përfaqësoj në Parlamentin e Kosovës.
Krasniqi ka falënderuar banorët e fshatrave, Drenoc, Vërmicë, Balincë dhe Llozicë për përkrahje që po i japin në secilin takim. Ai ka shtuar se me këtë përkrahje në secilin vend që po gjejmë nga qytetarët, qeverisja me Kryeministër Bedri Hamza, do të jetë një qeverisje për të mirën e qytetarëve.
“Drenoc, Vërmicë, Balincë, Llozicë dhe kudo në Malishevë, ka puls dhe frymë fitoreje për një Kosovë ma mirë. Falënderim 131 herë të gjithë atyre që po na mbështesin dhe po punojnë fort për këtë fitore!”, ka shkruar në rrjetin e tij Facebook, Altin Krasniqi, transmeton DrenicaOnline.
#partiademokratikeekosoves131
#bedrihamzakryeminister
#altinkrasniqi20