Adnan Thaqi nga PDK premton zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka theksuar se partia e tij është e përgatitur për të udhëhequr vendin drejt një të ardhmeje më të ndritur.
Në një takim me banorët e fshatit Fushticë, Thaqi falënderoi për mbështetjen dhe nënvizoi se me Bedri Hamzën si lider dhe me një ekip të përkushtuar, PDK është e gatshme të vendosë qytetarin në qendër të vizionit të saj.
“Fokusi ynë është në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe krijimin e mundësive për çdo qytetar. Kosova mundet më mirë!” u shpreh Thaqi.
Ai ftoi qytetarët të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit për një Kosovë më të zhvilluar dhe të drejtë.
#PDK131 ✅
#BedriHamza1 ✅
#AdnanThaqi82 ✅