Valon Grabovci viziton degën e OVL UÇK në Has: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”
Kandidati për deputet nga PDK, Valon Grabovci, ka vizituar sot degën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has.
Gjatë vizitës, Grabovci nderoi dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës dhe shprehu mirënjohjen e tij për pritjen nga kryetari i degës, z. Xhevdet Thaqi dhe kryesia.
“Si një bashkëluftëtar i UÇK-së, ishte nder të isha sot në mesin e tyre për të kujtuar sakrificat e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e kombit tonë”, theksoi Grabovci.
Ai përfundoi me një mesazh mirënjohjeje: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”.