Lavdije Deliu falënderon Drenicën për mbështetjen e dhënë në fushatë

Lavdije Deliu, kandidate për deputete nga koalicioni AAK-NISMA-IDEAL, ka shprehur mirënjohjen e saj për përkrahjen e madhe që po merr nga qytetarët e Drenicës gjatë fushatës zgjedhore.

“Kjo është Drenica ime. Faleminderit për mbështetjen!” ka shkruar ajo, duke vlerësuar shpirtin e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve për të sjellë ndryshim në vend.

Deliu theksoi se mbështetja nga Drenica është dëshmi e qartë se koalicioni AAK-NISMA-IDEAL gëzon besimin e qytetarëve për vizionin që ofron për një Kosovë më të fortë dhe të suksesshme.

Ajo u zotua se do të punojë me përkushtim për të përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve dhe për të ndërtuar një Kosovë krenare, ku të gjithë qytetarët ndihen të përfaqësuar dhe të respektuar.

#BashkëPërKosovënFituese137
#LavdijeDeliu54

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë