Adnan Thaqi: “Sa më shumë takohemi me qytetarët, aq më shumë po ndiejmë përkrahje për sloganin tonë #MaMirë!”

Kandidati për deputet nga PDK, Adnan Thaqi, ka theksuar se mbështetja për sloganin e partisë #MaMirë është në rritje pas takimeve të shumta me qytetarët.

Ai ka shprehur optimizëm për fitoren në zgjedhjet e ardhshme, duke deklaruar se mbështetja e qytetarëve është një motivim i madh për të vazhduar me fushatën.

Sot, Thaqi ka vizituar Komoranin, ku ka ndarë entuziazmin dhe besimin në fitoren e madhe të PDK-së, duke shtuar se takime të ngjashme do të zhvillohen në çdo qytet dhe fshat të Kosovës.

“Përkrahja që po marrim është një dëshmi e angazhimit tonë për një të ardhme më të mirë,” tha Thaqi. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për Bedri Hamzën, liderin e PDK-së, dhe ka ftuar qytetarët të votojnë për të dy kandidatët.

#Pdk131
#BedriHamza1✅
#AdnanThaqi82✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë