Nuredin Lushtaku fton qytetarët e Skenderajt në tubimin e koalicionit AAK-NISMA-IDEAL
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA-IDEAL, Nuredin Lushtaku, ka bërë një ftesë publike për qytetarët e Skenderajt, përkrahësit e platformës IDEAL dhe partnerët e koalicionit, që të marrin pjesë në tubimin e prezantimit të kandidatëve për deputetë nga kjo komunë.
Lushtaku theksoi rëndësinë e këtij tubimi si një mundësi për qytetarët që të njihen me vizionin dhe prioritetet e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.
“Të dashur qytetarë të Skenderajt, përkrahës të IDEAL-it dhe partnerë të koalicionit AAK-NISMA, ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme”, u shpreh Lushtaku.
Tubimi pritet të jetë një hap i rëndësishëm në mobilizimin e përkrahësve në këtë rajon.