Nuredin Lushtaku falënderon Prekazin heroik: Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara

Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-Ideal me numër 5, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj banorëve të Prekazit të Epërm për pritjen e ngrohtë që i bënë gjatë një tubimi elektoral.

“Faleminderit, Prekazi heroik! Me zemër nga numri 137 dhe mirënjohje të thellë nga numri 5, ju falënderoj për pritjen tuaj të ngrohtë sante në Prekaz të Epërm,” ka shkruar Lushtaku.

Ai vlerësoi historinë dhe sakrificën e kësaj toke të shenjtë, duke theksuar se bashkimi është çelësi për të ecur përpara.

“Kjo tokë e shenjtë, e larë me gjakun e heronjve, na kujton se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara,” theksoi ai.

🔹 #PërKosovënFituese137
🔹 #NuredinLushtaku5

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë