Isak Neziri: Shtabet lokale në Drenas dhe Skenderaj janë edhe të qytetarëve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, ka bërë të ditur se shtabet lokale të partisë në Drenas dhe Skenderaj tashmë janë hapur dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Neziri ka vlerësuar rolin e qytetarëve dhe aktivistëve, duke theksuar se përkushtimi dhe vullneti i tyre e bën garën më të lehtë.

“Nga sot, shtabet lokale në Drenas dhe Skenderaj janë edhe të qytetarëve! Mes njerëzve vullnetmirë e aktivistëve të palodhur, edhe gara bëhet më e lehtë”, ka shkruar ai.

Neziri, i cili mban numrin 99 në listën e kandidatëve të PDK-së, po intensifikon fushatën në zonat e Drenicës, ku partia ka një bazë të fortë elektorale.

🔹 #PDK131
🔹 #IsakNeziri99

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë