Floriana Rugova: Llapi i dha mbështetje Kosovës më të mirë!
Floriana Rugova, kandidate për deputete nga PDK me numër 81, ka shprehur mirënjohjen e saj për pritjen madhështore dhe entuziazmin e qytetarëve të Podujevës gjatë një tubimi elektoral.
“Llapi ynë i dashur i tha po një Kosove më të mirë! Pritje madhështore dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm. Shpresë për një Kosovë më të mirë me Kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza, dhe programin e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Rugova.
Ajo falënderoi banorët e Llapit për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në përkrahje të vizionit të PDK-së për një të ardhme më të mirë.
🔹 #PDK131
🔹 #MaMirë
🔹 #FlorianaRugova81