Sami Lushtaku: Shahin Dervishaj, një humanist i përkushtuar dhe kontribues i palodhur për Skenderajn
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur përkrahje të fuqishme për kandidatin për deputet, Shahin Dervishaj, i cili mban numrin 77 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Lushtaku e ka vlerësuar Dervishajn si një personalitet me integritet të lartë njerëzor, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar si kryetar i PDK-së në Degën e Baden-Württemberg në Gjermani. Ai e ka cilësuar atë si një humanist të përkushtuar dhe një kontribues të palodhur për komunitetin në Runik dhe në gjithë Skenderajn.
“Me punën dhe përkushtimin e tij ndaj vendit, Shahini ka fituar respektin e të gjithëve dhe meriton mbështetjen përmes votës së qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit,” ka thënë Lushtaku.
Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen më 9 shkurt, ku PDK synon të marrë mbështetje të gjerë për rikthimin në qeverisje.