Arbiana Xhemajli falënderon bizneset dhe familjen e dëshmorit Agim Ramadani

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arbiana Xhemajli, ka shprehur mirënjohjen e saj për kontributin e bizneseve dhe individëve që po japin ndihmë të madhe për zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e vlerave kombëtare, transmeton portali DrenicaOnline.

Ajo ka falënderuar veçanërisht Muhamet Ajrullahun dhe bizneset e tij, Arkatana dhe Profix Kosova, për përkushtimin e tyre në krijimin e mundësive dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Përmes punës dhe përkushtimit tuaj, jo vetëm që krijoni mundësi dhe zhvillim ekonomik, por edhe jepni shembull të shkëlqyer të vlerave dhe profesionalizmit”, ka shkruar Xhemajli.

Gjithashtu, ajo ka shprehur respekt të veçantë për Demush Ramadanin, vëllanë e dëshmorit të kombit Agim Ramadani, duke vlerësuar përpjekjet e tij për të mbajtur gjallë frymën e sakrificës dhe patriotizmit.

Me këtë mesazh, Xhemajli ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për ata që kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë