Shala i PDK-së: Qeveria e Bedri Hamzës do të jetë krah i fortë i prodhuesve vendorë
Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka vizituar kompaninë “Wintech” në Parkun e Biznesit në Drenas.
Ai ka bërë me dije prodhuesit vendorë shpesh po përballen me pengesa të shumta.
Sipas tij, mungesa e energjisë ka shtuar pasigurinë e bizneseve.
Shala në “Facebook” ka shkruar se Qeveria e udhëhequr nga Bedri Hamza do të jetë krah i fortë i prodhueseve vendorë.
“Në kompaninë Wintech në Parkun e Biznesit në Drenas pashë nga afër punën e saj të suksesshme në prodhimin e dyerve dhe dritareve. Prodhuesit vendorë si Ëintech janë kontribues të rëndësishëm të ekonomisë kosovare. Ata punësojnë dhjetëra mijëra punëtorë, mbajnë mijëra familje dhe paguajnë miliona euro tatime. Por, prodhuesit vendorë shpesh përballen me pengesa të shumta – së fundi, mungesa e energjisë ka shtuar pasigurinë e bizneseve. Qeveria e udhëhequr nga Bedri Hamza do të jetë krah i fortë që mbron e nxit prodhuesit vendorë dhe shpirtin sipërmarrës e inovator. Prodhuesit vendorë meritojnë më mirë dhe Kosova mundet më mirë”, ka shkruar Shala.