Lladrovci me kandidatët për deputetë vizitojnë bizneset: Platforma e Bedri Hamzës siguron përkrahje!
Shefi i Degës së PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, së bashku me kandidatët për deputetë, në kuadër të takimeve me bizneset, sot kanë zhvilluar vizitë në Parkun e Biznesit.
Gjatë takimeve me pronarët dhe punëtorët e bizneseve “Arkos”, “Wintech”, “Kia”, “Behari Doors”, ‘Exin”, Lladrovci ka theksuar rëndësinë e përkrahjes për bizneset vendore, si shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik dhe që platforma e PDK-së synon mbështetje konkrete për to.
“Përkrahja nga shteti me grantet investive, subvencione, lehtësirat fiskale dhe diplomacia ekonomike, do të jenë në shërbim të suksesit të prodhuesve vendor. Ekonomia jonë do të punësojë, do të prodhojë dhe do të eksportojë, këtë e garanton platforma e Bedri Hamzës për Kosovën ma mirë”, ka deklaruar Lladrovci.
Edhe kandidatët për deputetë shprehën përkushtimin e tyre për të përfaqësuar interesat e bizneseve të Drenasit dhe për të kontribuar në krijimin e një klime më të favorshme për investime dhe rritje ekonomike në vend.
Kosova mundet ma mirë!
Bedri Hamza kryeministër!
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#FeratShala16
#FadilDemaku19
#AltinKrasniqi20
#BetimGjoshi50
#PetritHajdari51
#ArdianKastrati65
#AuroraBerisha68
#AdnanThaçi82
#LulzimNika96
#AgnesëKastratiBucolli98
#IsakNeziri99