Floriana Rugova: “Prishtina e mobilizuar për një Kosovë më të mirë”
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Floriana Rugova, ka zhvilluar takime me qytetarët në lagjet Kodra e Trimave dhe Kalabria në Prishtinë, ku ka vërejtur një mobilizim dhe entuziazëm të madh për fitoren e PDK-së më 9 shkurt.
“Prishtina, Kodra e Trimave dhe Kalabria, më të mobilizuar dhe më entuziast se kurrë më parë për Kosovën më të mirë”, ka deklaruar Rugova.
Ajo ka theksuar se PDK dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, janë alternativa e vetme që adreson realisht problemet dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët.
“Ky entuziazëm është dëshmi që Kosova përveç se mundet, edhe duhet më mirë!” ka shtuar ajo, duke theksuar se përkushtimi i PDK-së është garantimi i një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët.
#PDK #FlorianaRugova #BedriHamza #Prishtina #KosovaMëMirë