Ferat Shala: Pas 9 shkurtit, Kosovës i duhet një ekonomi që gjeneron zhvillim dhe punësim

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore, duke u ndalur këtë herë në Komoran. Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për një ekonomi që gjeneron zhvillim dhe punësim, si dhe për një qeverisje që kujdeset për kategoritë e veçanta të shoqërisë.

“Një ekonomi që gjeneron zhvillim e punësim, një qeverisje që kujdeset për veteranët, familjet e dëshmorëve, për mësuesit, për policët, mjekët, zjarrfikësit është drejtimi që i duhet Kosovës pas 9 shkurtit”, ka deklaruar Shala.

Ai ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e madhe që ka marrë nga nëndege e tretë e PDK-së në Komoran, duke e cilësuar këtë lokalitet si një bastion të vazhdueshëm të partisë.

“Mbështetje të madhe gjetëm edhe në nëndegën e tretë të PDK-së në Komoran, një lokalitet që gjithmonë ka qenë krah nesh. Faleminderit për mbështetjen!” – ka shtuar ai.

PDK po vazhdon fushatën zgjedhore në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke synuar të bindë qytetarët për vizionin e saj qeverisës.

PDK131
#FeratShala16

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë