Blerta Deliu-Kodra: “Drenica, me PDK-në drejt fitores më 9 shkurt”

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka zhvilluar takime me qytetarët në Burojë, Kopiliq të Poshtëm, Turiqefc dhe Kopiliq të Epërm, ku ka vërejtur një mbështetje të madhe për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

“Në Burojë, Kopiliq të Poshtëm, Turiqefc e në Kopiliq të Epërm – por edhe në secilin vendbanim të Drenicës – mbështetja për PDK-në dhe Bedri Hamzën është e jashtëzakonshme,” ka deklaruar Deliu-Kodra.

Ajo ka shprehur bindjen se me këtë frymë përkrahjeje, PDK-ja do të shkojë drejt një fitoreje të sigurt më 9 shkurt.

Fushata e PDK-së në Drenicë po vazhdon me takime të shumta me qytetarët, duke forcuar edhe më shumë bazën e saj elektorale në këtë rajon historikisht të rëndësishëm për partinë.

#PDK #BlertaDeliuKodra #BedriHamza #DrenicaMePDK

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë